top of page
Wave with Dots
  • Writer's pictureVisteria

Me sy mbyllur

Lumturia vjen atëherë kur nuk e pret, megjithatë e imja vinte sa herë unë puthisja qepallat e syve. Çdo gjë përreth zhbëhej, zhdukej duke ikur largë syve të mi. Pikërisht në atë moment kur gjithçka largohej më shfaqej ajo, njeriu që kisha dashur më shume se çdo gjë në botë , që për hir të së vërtetës e doja ende. Dashuria s'mund të jetë kurrë e ndaluar, por ajo fatkeqësisht shpeshherë s'mund të gjendet aty ku ti do të dëshiroje. Prandaj shpeshherë dashuria mban një mallkim me vete, sepse jo gjithmonë mund të të dhurojë lumturinë. Ajo iku larg, diku ku unë s'mund të shkoja. Dashuria ime shtegëtoj në një kontinent tjetër, në të cilin unë nuk kisha akses të futesha. Iku duke më thënë të dua, e duke më treguar se do të kthehej sërish tek unë.  Me kalimin e kohës fjalët u kthyen në disa premtime  të kota. Koha ecte ndërsa ato mbesnin po të njëjta, ajo vendosi të qëndronte larg, vendosi të mos kthehej, e unë nuk e kundërshtova. Nuk do të fitoja edhe nëse e bëja… Vitet këmbyen njëri-tjetrin e në fund jetët tona morën rrjedhën e tyre. Ajo larg meje e unë larg saj. U takuam sërish mbas disa vitesh, por gjërat nuk ishin më njësoj. Ajo ishte shndërruar në një kopje të shëmtuar të njeriut që kisha njohur. E tek sa fliste për një të ardhme së bashku, unë mbyllja sytë për t'u përhumbur në shkuarën. Me siguri koha nuk kthehet mbrapa, por asokohe unë isha vërtet i lumtur.


Shkruar nga A. J

51 views0 comments

Recent Posts

See All

Reaksion kimik

Gjithçka nisi nga një prekje e lehtë, e siç dihet prekjet transmetojnë pikërisht atë që fjalët shpeshherë nuk munden.  Trupi i saj i ngjeshur ishte lehtësisht i manovrushëm, dhe pse duhet thënë se ene

Seks në ambjentin e punës

Pa kuptuar fillova të flirtoja me kolegen time. E shihja nga poshtë lartë, pastaj i buzëqeshja me fines. Më pëlqente ta ngacmoja, sepse ora ikte shume shpejtë dhe puna shtyhej më këndshëm. Vëmendjen t

Seks me një të panjohur

E mbaj mend si sot ditën, ngaqë të them të drejtën me mendjen time nuk është se kisha planifikuar ndonjë skenar të tillë. Ishte e shtunë ora diku tek 1 e drekës, mund të kisha 2 orë që isha ngritur ng

bottom of page